Skip to content

Federata e Spanjës merr vendimin e paprecedentë, federata financon ngrirjen e vezëve për futbollistet

spain 1fgh sd 1024x576

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) po finalizon një marrëveshje për financimin e ngrirjes së vezëve për futbollistet që dëshirojnë të shtyjnë mëmësinë për shkak të karrierës sportive. Masa, e paprecedentë në futbollin spanjoll, pritet të prezantohet zyrtarisht deri në fund të këtij muaji.

Lajmi është bërë i ditur fillimisht nga ylli i Barcelonës dhe kapitenia e kombëtares spanjolle, Alexia Putellas, në një intervistë për “El País Semanal”. Sipas saj, iniciativa përfaqëson një hap të rëndësishëm për futbollistet, të cilat shpesh përballen me dilemën mes vazhdimit të karrierës dhe dëshirës për t’u bërë nëna.

“Për mua është një hap i madh përpara, sepse federata kupton se po i shërben vendit tënd duke shkuar kundër kohës tënde biologjike. Nuk mund të ndalosh dhe nuk mund të bëhesh nënë, sepse ke nevojë për trupin tënd për të punuar”, u shpreh Putellas.