Skip to content

Gjithçka po shkon keq në klubin e Brojës, tani denoncohet nga kundërshtaret edhe për… bojën

BROJA 1536x979 1


Bërnli i ka bërë një start të tmerrshëm sezonit, duke u kthyer nga një skuadër e rënë nga Premier Liga që synon të ringjitet në elitë, në një ekip që po lufton për mbijetesën edhe në Championship.

Tifozët i janë kundërvënë hapur skuadrës pas mungesës së rezultateve, por ky nuk është telashi i vetëm. Klubi i Midëllsbrou ka bërë një ankimim zyrtar në Ligën Angleze kundër Bërnlit për shkak të pesticideve që përdor ky klub në barin e stadiumit.

Pas ndeshjes së luajtur javën e kaluar në stadiumin “Turf Moor”, te Midëllsbrou konstatuan se bluzat e bardha të tyre ishin kthyer në ngjyrë të gjelbër, që, për më tepër, ishte e pamundur të lahej.

dfggfdgfdgfddgfdfg

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fgjithcka po shkon keq ne klubin e brojes tani denoncohet nga kundershtaret edhe per bojen%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanwebGjithçka ishte pasojë e një pesticidi që kishte përdorur klubi për të luftuar një lloj krimbi në tapetin e gjelbër. Ai kishte një pigment industrial të gjelbër, i cili me sa duket ngjitet në materiale dhe është e pamundur të lahet, pasi, përveç bluzave të bardha, ishin ndikuar nga kjo ngjyrë edhe këpucët e futbollistëve apo dorashkat e portierit.

Në këtë situatë, Midëllsbrou ka kërkuar që të paktën të kompensohet financiarisht nga Bërnli për dëmtimin që i ka shkaktuar materialeve të lojtarëve që zbritën në fushë në barazimin 1-1.