
Bërnli i ka bërë një start të tmerrshëm sezonit, duke u kthyer nga një skuadër e rënë nga Premier Liga që synon të ringjitet në elitë, në një ekip që po lufton për mbijetesën edhe në Championship.
Tifozët i janë kundërvënë hapur skuadrës pas mungesës së rezultateve, por ky nuk është telashi i vetëm. Klubi i Midëllsbrou ka bërë një ankimim zyrtar në Ligën Angleze kundër Bërnlit për shkak të pesticideve që përdor ky klub në barin e stadiumit.
Pas ndeshjes së luajtur javën e kaluar në stadiumin “Turf Moor”, te Midëllsbrou konstatuan se bluzat e bardha të tyre ishin kthyer në ngjyrë të gjelbër, që, për më tepër, ishte e pamundur të lahej.

Në këtë situatë, Midëllsbrou ka kërkuar që të paktën të kompensohet financiarisht nga Bërnli për dëmtimin që i ka shkaktuar materialeve të lojtarëve që zbritën në fushë në barazimin 1-1.
