Skip to content

Detajet nga plagosja/ 49-vjeçari u qëllua disa herë me thikë në bark, në gjendje të rëndë në spital. Kapet autori

ambulance naten 1

Detaje të reja mësohen në lidhje me plagosjen e ndodhur sonte në mbrëmje pranë gjimnazit Petro Nini në Tiranë.

I plagosuri Kreshnuik Cara ndodhet i shtruar në spital dhe është në gjendje kritike për jetën, raporton gazetarja Xhensila Kodra.

Kjo, pasi ka marrë disa goditje me thikë në bark.

Ndërkaq, policia ka arrestuar autorin e ngjarjes.