Detaje të reja mësohen në lidhje me plagosjen e ndodhur sonte në mbrëmje pranë gjimnazit Petro Nini në Tiranë.
I plagosuri Kreshnuik Cara ndodhet i shtruar në spital dhe është në gjendje kritike për jetën, raporton gazetarja Xhensila Kodra.
Kjo, pasi ka marrë disa goditje me thikë në bark.
Ndërkaq, policia ka arrestuar autorin e ngjarjes.
