Finalja e Superkupës Argjentinase mes Estudiantes dhe Rosario Central u mbyll në mënyrën më të shëmtuar të mundshme.
Rosario fitoi sfidën 3-1 duke ngritur dhe trofeun, por suksesi i skuadrës ku aktivizohet Angel Di Maria i cili shënoi 2 gola, kaloi në plan të dytë për shkak të imazhit skandaloz që u pa në fund të takimit kur futbollistët e të dyja skuadrat u përfshinë në një sherr masiv mes tyre.
Shkaku i këtij sherri? Mënyra e gjykimit të sfidës të arbitrit Dario Herrera që u vu në shënjestrën e kritikave të Estudiantes. Që në minutat shtesë, mbrojtësi i Estudiantes, Tomas Palacios shkoi i irrituar kundër trajnerit kundërshtar Jorge Almiron dhe më pas pas fërshëllimës së fundit shpërtheu sherri në mesin e fushës me futbollistët dhe stafet e tyre që e kthyen atë në një ring të vërtetë boksi, një sherr që vijoi edhe në tunelin e dhomave të zhveshjes.
Në këtë kuadër të nxehtë u përfshi edhe presidenti i Estudiantes, Juan Sebastian Veron, protagonist i një përplasjeje me arbitrin dhe fjalët e tij lënë shumë pak vend për interpretim: ‘Kjo është e gjitha jotja, hajdut’. Në fund, përpara se të linte fushën e lojës, Estudiantes i dedikoi një duartrokitje ironike fituesve të trofeut në shenjë proteste.
