Skip to content

Supergoli i Yamal, Spanja s’di të ndalet në Ligën e Kombeve! Udhëheq grupin ku bën pjesë edhe Anglia

1791060293 spanjaligaekombeve

Spanja kampione bote nuk di të ndalet në këtë sezon të ri të Ligës së Kombeve. La Roha sëfumdi mposhti edhe Çekinë me rezultatin 3-1, teksa në Oviedo për të parë golin e parë u desh shumë pak, pasi Lamine Yamal zhbllokoi në minutën e 6 me një supergol. Nuk kaloi shumë dhe Rodri dyfishoi, duke vulosur pjesën e parë.

Në të dytën miqtë ia dolën të shkurtonin përkohësisht me Slama-n, por teksa sfida i drejtohej fundit Mikel Merino vulosi rezultatin përfundimtar.

Pas 3 ndeshjesh Spanja udhëheq grupin me 9 pikë, e ndjekur nga Anglia me 6 që nuk tregoi mëshirë kundër Kroacisë.