Skip to content

Sulmi ndaj tankerëve të naftës, SHBA tregon videon ku e fajëson Iranin

Tanker attack 16b54562a9c large

 

Ushtria amerikane ka lëshuar një video në të cilën shihet Garda Revolucionare e Iranit duke hequr një minë të pashpërthyer nga një tanker i naftës, i cili qe dëmtuar dje në një sulm në Gjirin e Omanit.

Zyrtarët amerikanë gjithashtu ndanë një foto të tankerit japonez, ku shihej se si dukej para dhe pas shpërthimit.

Një tanker norvegjez u dëmtua gjithashtu në këtë sulm.

SHBA po e akuzon Iranin për sulmet ndaj bazave të naftës, ndërsa ky i fundit tha se “kundërshton kategorikisht” akuzat.