Ushtria amerikane ka lëshuar një video në të cilën shihet Garda Revolucionare e Iranit duke hequr një minë të pashpërthyer nga një tanker i naftës, i cili qe dëmtuar dje në një sulm në Gjirin e Omanit.

Zyrtarët amerikanë gjithashtu ndanë një foto të tankerit japonez, ku shihej se si dukej para dhe pas shpërthimit.

Një tanker norvegjez u dëmtua gjithashtu në këtë sulm.

SHBA po e akuzon Iranin për sulmet ndaj bazave të naftës, ndërsa ky i fundit tha se “kundërshton kategorikisht” akuzat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re