Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar disa organe të shtypit në vend, teksa komenton ‘çudinë’ në faqet e disa gazetave.
Bëhet fjalë për disa media, që edhe pse janë rreshtuar në krah të opozitës dhe Presidentit për datën e zgjedhjeve, nga ana tjetër kanë përfituar reklama nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
“Gazetat jo vetëm që janë të pavarura, por edhe faqet e gazetave janë të pavarura nga njëra – tjetra.
Në faqen e parë botojnë thirrje për bojkot të zgjedhjeve dhe në faqen e fundit botojnë reklamën e KQZ- se për të marrë pjesë në votime” – shkruan Lutfi Dervishi në rrjetet sociale.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur një fushatë sensibilizimi për zgjedhjet lokale 2019, ku ka pasqyruar në disa media mesazhe mbi procesin e votimit. ()