Skip to content

Reklama e zgjedhjeve te mediat që janë kundër, ironizon Lutfi Dervishi: Në faqe të parë thirrje për bojkot në faqe të fundit thirrje për votime

lutfi dervishi

Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar disa organe të shtypit në vend, teksa komenton ‘çudinë’ në faqet e disa gazetave.

Bëhet fjalë për disa media, që edhe pse janë rreshtuar në krah të opozitës dhe Presidentit për datën e zgjedhjeve, nga ana tjetër kanë përfituar reklama nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Gazetat jo vetëm që janë të pavarura, por edhe faqet e gazetave janë të pavarura nga njëra – tjetra.

Në faqen e parë botojnë thirrje për bojkot të zgjedhjeve dhe në faqen e fundit botojnë reklamën e KQZ- se për të marrë pjesë në votime” – shkruan Lutfi Dervishi në rrjetet sociale.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur një fushatë sensibilizimi për zgjedhjet lokale 2019, ku ka pasqyruar në disa media mesazhe mbi procesin e votimit. ()