Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski  i cili deklaroi se Maqedonia duhet të trajtohet veç nga Shqipëria lidhur me procesin e hapjes së negociatave.

Në një shënim në twitter Rama shprehte se kjo qasje është e çuditshme dhe s’duket as e drejtë as praktike. 

“Presidenti @SPendarovski nënkupton favorizimin e ndarjes nga Shqipëria në vendimin për negociatat? 

Çudi kjo qasje, sidomos kur konsideron kontributin kyç të Shqipërisë&shqiptarëve në zhvillimet demokratike&rrugën europiane të shtetit mik. 

S’duket as e drejtë as praktike faktikisht!”- shkruan Rama në twitter. () 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko