Armando Broja mund të nisë një aventurë të re në karrierën e tij, këtë herë në futbollin turk.
Sipas raportimeve të fundit nga Turqia, sulmuesi i Kombëtares shqiptare është një nga objektivat e Amedspor për merkaton e janarit. Klubi turk, që drejtohet nga trajneri shqiptar Besnik Hasi, raportohet se po shqyrton mundësinë e transferimit të Brojës në formë huazimi.
Largimi i sulmuesit Mbaye Diagne nga Amedspor ka shtuar zërat për një afrim të mundshëm të 25-vjeçarit, i cili aktualisht është pjesë e Burnley në Angli.
Një kalim në Turqi mund t’i japë Brojës mundësinë të rikthehet në formën e tij më të mirë, ndërsa te Amedspor do të gjente edhe një ambient me prani të futbollistëve shqiptarë, mes tyre Ermal Krasniqi dhe Lumbardh Dellova.
Megjithatë, deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga klubi apo lojtari për këtë transferim. Mbetet për t’u parë nëse interesimi i raportuar do të konkretizohet gjatë merkatos së janarit.
