Skip to content

“Dekretin e nxjerr Mona nga filxhani”, Ilir Meta i përgjigjet Ramës: Nuk më vjen turp që jam burri i Monikës, e gjeta në partinë që drejton ti

ilir meta monika kryemadhi e1523194300920

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama duke i thënë se nuk i vjen turp që është bashkëshorti i kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi.

Ai i kujton shefit të qeverisë se me Kryemadhin është njohur në Partinë Socialiste dhe nuk duhet të ngatërrojë anën personale.

“Dje në mbrëmje u detyrova që t’i kërkoja zyrtarisht dhe formalisht Ramës dhe Bashës një takim. Deri më tani për të marrë vendimin e një date të re ka qenë mungesa e reagimit nga ana e Ramës.

Përgjigjja e tij ka qenë se ishte shumë i zënë me fushatë, por unë isha i gatshëm në çdo kohë për të diskutuar se për mua ka qenë më e rëndësishme paqja e vendit, imazhi i Shqipërisë, e ardhmja e vendit.

Më vjen keq për reagimin e tij, por nuk do të humbasë asnjëherë qetësinë.

Nuk e kam për turp që jam burri i Monikës dhe Monikën e kam gjetur në partinë që drejton sot Rama, ai e di më mirë se kushto që di të ndajë anën personale, shoqërore dhe familjare me anën shtetërore dhe institucionale, për mua është tjetër gjë Monika dhe tjetër gjë Republika”, tha Meta.()