Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama duke i thënë se nuk i vjen turp që është bashkëshorti i kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi.

Ai i kujton shefit të qeverisë se me Kryemadhin është njohur në Partinë Socialiste dhe nuk duhet të ngatërrojë anën personale.

“Dje në mbrëmje u detyrova që t’i kërkoja zyrtarisht dhe formalisht Ramës dhe Bashës një takim. Deri më tani për të marrë vendimin e një date të re ka qenë mungesa e reagimit nga ana e Ramës.

Përgjigjja e tij ka qenë se ishte shumë i zënë me fushatë, por unë isha i gatshëm në çdo kohë për të diskutuar se për mua ka qenë më e rëndësishme paqja e vendit, imazhi i Shqipërisë, e ardhmja e vendit.

Më vjen keq për reagimin e tij, por nuk do të humbasë asnjëherë qetësinë.

Nuk e kam për turp që jam burri i Monikës dhe Monikën e kam gjetur në partinë që drejton sot Rama, ai e di më mirë se kushto që di të ndajë anën personale, shoqërore dhe familjare me anën shtetërore dhe institucionale, për mua është tjetër gjë Monika dhe tjetër gjë Republika”, tha Meta.()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re