Në seancën e sotme në Kuvend, po diskutohet për dekretin për ligjin e Përmbarimit Gjyqësor Privat, të cilin e riktheu Presidenti i Republikës për shqyrtim, me arsyetimin se është i paqartë.
Në fjalën e tij nga foltorja Kuvendit, kreu i grupit parlamentarë të PS-së, Taulant Balla, theksoi edhe njëherë se Reforma në Drejtësi nuk diskutohet.
“Bashkëpunimi me opozitën parlamentare është i rëndësishëm dhe objekti kryesor është reforma zgjedhore, përfshirë diskutimin e hapur për sistemin zgjedhor.
PS bashkëpunon me këdo por kushte nuk pranon, e për të dytën sa i takon reformës në drejtësi, ju këtu, ata në rrugë, ta harrojnë ajo nuk negociohet.
Reforma në drejtësi veçse zbatohet dhe këtu mbaron gjithë ky diskutim edhe pse e dëgjova në sallë emrin e heroit Avni Rustemi që ka disa ditë që rrotullohet në varr ku është se po ia shpërdorojnë emrin njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me Avni Rustemin”, tha Balla.



