Skip to content

Balla i prerë: Ta harrojnë, reforma në drejtësi s’negociohet. Avni Rustemi po rrotullohet në varr, po i shpërdorojnë emrin njerëz pa lidhje

balla1

Në seancën e sotme në Kuvend, po diskutohet për dekretin për ligjin e Përmbarimit Gjyqësor Privat, të cilin e riktheu Presidenti i Republikës për shqyrtim, me arsyetimin se është i paqartë.

Në fjalën e tij nga foltorja  Kuvendit, kreu i grupit parlamentarë të PS-së, Taulant Balla, theksoi edhe njëherë se Reforma në Drejtësi nuk diskutohet.

“Bashkëpunimi me opozitën parlamentare është i rëndësishëm dhe objekti kryesor është reforma zgjedhore, përfshirë diskutimin e hapur për sistemin zgjedhor.

PS bashkëpunon me këdo por kushte nuk pranon, e për të dytën sa i takon reformës në drejtësi, ju këtu, ata në rrugë, ta harrojnë ajo nuk negociohet.

Reforma në drejtësi veçse zbatohet dhe këtu mbaron gjithë ky diskutim edhe pse e dëgjova në sallë emrin e heroit Avni Rustemi që ka disa ditë që rrotullohet në varr ku është se po ia shpërdorojnë emrin njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me Avni Rustemin”, tha Balla.