Skip to content

Gafa e rradhes e Doktor Berishes: denoncon vjedhjen e lulishtes ne Berat, por pronen e ka dhene vete kur ishte ne pushtet!

sali berisha 2

Në profilin e ish kryeministrit Berisha është postuar nje denoncim sipas të cilit lulishtja e Beratit po privatizohej nga një person me ndihmën e ZRPP Berat.

Screenshot 2019 07 22 Sali Berisha Posts

Por lidhur me rastin në fjalë ka reaguar Agjensia Shtetërore e Kadastrës Drejtoria Vendore Berat, e cila e pyetur nga Berati TV është shprehur se në fakt bëhet fjalë për një pronë e cila është blerë nga qytetari I.R nga Seksioni i Financës Berat në 1994 dhe një pronë e dytë me numër 10/512 me regjistrim të pasurisë në Prill të vitit 2013, pra në fund të mandatit të Zotit Berisha, të cilat i janë shitur qytetarit K.H.

Pronari i dy pronave ka dashur të bëjë bashkimin e këtyre pronave në vitin 2017, por që është refuzuar nga ZRPP Berat, pasi sipas verifikimeve, nuk gjendej origjina e pasurisë së pronës së dytë, regjistrimi i së cilës është bërë në 2013.

Më poshtë dokumentet përkatëse dhe hartat e pasurive për të cilat bëhet fjalë.

67171551 2290031574384663 298273448503803904 n

67311118 444911456093146 7318355072423821312 n

/Berati.TV