Në profilin e ish kryeministrit Berisha është postuar nje denoncim sipas të cilit lulishtja e Beratit po privatizohej nga një person me ndihmën e ZRPP Berat.

Por lidhur me rastin në fjalë ka reaguar Agjensia Shtetërore e Kadastrës Drejtoria Vendore Berat, e cila e pyetur nga Berati TV është shprehur se në fakt bëhet fjalë për një pronë e cila është blerë nga qytetari I.R nga Seksioni i Financës Berat në 1994 dhe një pronë e dytë me numër 10/512 me regjistrim të pasurisë në Prill të vitit 2013, pra në fund të mandatit të Zotit Berisha, të cilat i janë shitur qytetarit K.H.

Pronari i dy pronave ka dashur të bëjë bashkimin e këtyre pronave në vitin 2017, por që është refuzuar nga ZRPP Berat, pasi sipas verifikimeve, nuk gjendej origjina e pasurisë së pronës së dytë, regjistrimi i së cilës është bërë në 2013.

Më poshtë dokumentet përkatëse dhe hartat e pasurive për të cilat bëhet fjalë.

/Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re