Lulzim Basha thotë se nëse zgjedhjet bëhen nesër ai zgjidhet kryeministër pasi sipas tij opozita është shumicë.
Kryedemokrati rikonfirmoi qëndrimin e pakthyeshëm të opozitës së bashkuar për zgjedhje të parakoshhme parlamentare në një ditë me zgjedhjet legjitime vendore.
Duke i qëndruar kërkesës për një qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër, Lulzim Basha tha se të gjithë ata që u përfshinë në vjedhjen e votave, duhet të shkojne përpara drejtësisë dhe prapa hekurave.
“Të gjitha të dhënat tregojnë se sot opozita e bashkuar është shumicë qeverisëse edhe sikur zgjedhjet e lira e te ndershme të mbahen nesër”, theksoi Basha, duke shtuar se edhe socialistët e ndershëm i thanë jo babëzisë së Edi Ramës.()