Skip to content

“Nuk pranon të bëhet vetë kryeministër”, Lulzim Basha: Sikur zgjedhjet të bëhen nesër ne fitojmë, jemi shumicë qeverisëse

basha 13

Lulzim Basha thotë se nëse zgjedhjet bëhen nesër ai zgjidhet kryeministër pasi sipas tij opozita është shumicë.

Kryedemokrati rikonfirmoi qëndrimin e pakthyeshëm të opozitës së bashkuar për zgjedhje të parakoshhme parlamentare në një ditë me zgjedhjet legjitime vendore.

Duke i qëndruar kërkesës për një qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër, Lulzim Basha tha se të gjithë ata që u përfshinë në vjedhjen e votave, duhet të shkojne përpara drejtësisë dhe prapa hekurave.

“Të gjitha të dhënat tregojnë se sot opozita e bashkuar është shumicë qeverisëse edhe sikur zgjedhjet e lira e te ndershme të mbahen nesër”, theksoi Basha, duke shtuar se edhe socialistët e ndershëm i thanë jo babëzisë së Edi Ramës.()