Kryeministri Edi Rama vijon të paralajmërojë të gjitha bizneset që abuzojnë se do të ndëshkohen dhe do të përballen me ligjin.

Rama publikon në “Facebook” fotot e një tjetër biznesi të bllokuar.

Ai shkruan se nuk ka asnjë shans që pompat e karburanteve të derdhin naftë, duke thithur lekët që u takojnë konsumatorëve dhe shtetit.

Sipas kreut të qeverisë, çdo “trim” që do tentojnë të abuzojë, do ta paguajë shumëfish.

“Jo jo, s’ka asnjë shans më që pompat e karburanteve të derdhin naftë, duke thithur lekët që u takojnë konsumatorëve dhe shtetit. Çdo “trim” që do të vazhdojë ta bëjë, do kapet dhe do ta paguajë shumëfish. Të gjithë të barabartë para ligjit #ZeroTolerancë ndaj abuzuesve”, shkruan kreu i qeverisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re