Skip to content

“S’ka shans që pompat e karburanteve të thithin lekët e konsumatorëve dhe shtetit, çdo trim që do të kapet do ta paguajë shumëfish”

Kryeministri Edi Rama vijon të paralajmërojë të gjitha bizneset që abuzojnë se do të ndëshkohen dhe do të përballen me ligjin.

Rama publikon në “Facebook” fotot e një tjetër biznesi të bllokuar.

Ai shkruan se nuk ka asnjë shans që pompat e karburanteve të derdhin naftë, duke thithur lekët që u takojnë konsumatorëve dhe shtetit.

Sipas kreut të qeverisë, çdo “trim” që do tentojnë të abuzojë, do ta paguajë shumëfish.

“Jo jo, s’ka asnjë shans më që pompat e karburanteve të derdhin naftë, duke thithur lekët që u takojnë konsumatorëve dhe shtetit. Çdo “trim” që do të vazhdojë ta bëjë, do kapet dhe do ta paguajë shumëfish. Të gjithë të barabartë para ligjit #ZeroTolerancë ndaj abuzuesve”, shkruan kreu i qeverisë.