Skip to content

FOTOT/ Xhaçka: Xhenierët e FA eleminuan në Kaninë një shtimje topi 75 mm prej vitit të mbrapshtë 1997, e cila gjendej vetëm 10 m nga rruga

 

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka dhene nje lajm te mire per sigurine e banoreve te Kanines ne Vlore, por edhe per te gjithe ata qe kalojne ne ate rruge.

Xhaçka ben me dije se Xhenierët e @FA_Shqiptare eliminuan një rrezik real për banorët e Kaninës në Vlorë. Behet fjale per një shtimje topi 75 mm prej vitit të mbrapshtë 1997, gjendej vetëm 10 m nga rruga.

Me tej Ministrja thekson se Skuadrës së EOD iu desh ta asgjësonte në vend shtimjen pasi u vlerësua si e rrezikshme për t’u transportuar.

Reagimi i plote dhe fotot:

Xhenierët e @FA_Shqiptare eliminuan një rrezik real për banorët e Kaninës në Vlorë.

Një shtimje topi 75 mm prej vitit të mbrapshtë 1997, gjendej vetëm 10 m nga rruga.

Skuadrës së EOD iu desh ta asgjësonte në vend shtimjen pasi u vlerësua si e rrezikshme për t’u transportuar.