Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka dhene nje lajm te mire per sigurine e banoreve te Kanines ne Vlore, por edhe per te gjithe ata qe kalojne ne ate rruge.
Xhaçka ben me dije se Xhenierët e @FA_Shqiptare eliminuan një rrezik real për banorët e Kaninës në Vlorë. Behet fjale per një shtimje topi 75 mm prej vitit të mbrapshtë 1997, gjendej vetëm 10 m nga rruga.
Me tej Ministrja thekson se Skuadrës së EOD iu desh ta asgjësonte në vend shtimjen pasi u vlerësua si e rrezikshme për t’u transportuar.
Reagimi i plote dhe fotot:
Xhenierët e @FA_Shqiptare eliminuan një rrezik real për banorët e Kaninës në Vlorë.
Një shtimje topi 75 mm prej vitit të mbrapshtë 1997, gjendej vetëm 10 m nga rruga.
Skuadrës së EOD iu desh ta asgjësonte në vend shtimjen pasi u vlerësua si e rrezikshme për t’u transportuar.
