Skip to content

Del para trupës gjykuese prokurori i Tiranës: Kandidati për SPAK i nënshtrohet vetingut

Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, njëkohësisht kandidat për SPAK, Ndini Tavani është sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupa gjykuese  përbëhet nga Roland Ilia, Alma Faskaj dhe Brunilda Bekteshi.

Vetingu i prokurorit do të jetë në tre kritere, atë të aftësimit profesional, pastërtisë së figurës dhe pasurisë.

ILDKPI ka  konkluduar se subjekti i rivlerësimit  ka kryer deklarim të saktë dhe në përputhje me ligjin dhe nuk ka kryer deklarim të rremë.