Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, njëkohësisht kandidat për SPAK, Ndini Tavani është sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupa gjykuese  përbëhet nga Roland Ilia, Alma Faskaj dhe Brunilda Bekteshi.

Vetingu i prokurorit do të jetë në tre kritere, atë të aftësimit profesional, pastërtisë së figurës dhe pasurisë.

ILDKPI ka  konkluduar se subjekti i rivlerësimit  ka kryer deklarim të saktë dhe në përputhje me ligjin dhe nuk ka kryer deklarim të rremë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re