Skip to content

Furtunë tek shefat e Komisariateve në rrethe, kush ikën dhe kush vjen

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka miratuar sëfundmi një mori ndryshimesh tek krerët e policive në rrethe.

Shefi i Komisariatit të Shkodrës Lorenc Meta është emëruar zv.drejtor për Hetimin e Krimit në Drejtorinë e Policisë, Shkodër.

Në vend të Metës, në krye të komisariatit të Policisë së Shkodrës është emëruar Ilir Dedja.

Ndryshimet kanë prekur edhe Komisariatin e Mirditës, ku shefi Alfred Cenaj është larguar nga aty duke shkuar si i komanduar shef Komisariati në Berat.

Në vend të tij në Mirditë është emëruar Naim Lala, ndërsa Ermal Lulaj është emëruar shef komisariati në Skrapar.