Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka miratuar sëfundmi një mori ndryshimesh tek krerët e policive në rrethe.

Shefi i Komisariatit të Shkodrës Lorenc Meta është emëruar zv.drejtor për Hetimin e Krimit në Drejtorinë e Policisë, Shkodër.

Në vend të Metës, në krye të komisariatit të Policisë së Shkodrës është emëruar Ilir Dedja.

Ndryshimet kanë prekur edhe Komisariatin e Mirditës, ku shefi Alfred Cenaj është larguar nga aty duke shkuar si i komanduar shef Komisariati në Berat.

Në vend të tij në Mirditë është emëruar Naim Lala, ndërsa Ermal Lulaj është emëruar shef komisariati në Skrapar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re