Skip to content

Mungesa e gjyqtarit zvarrit garën për kryeprokuror, shtyhet sërish vendimi për Lulzim Alushajn

Gjykata Administrative ka shtyrë për herë të dytë vendimin për avokatin Lulzim Alushaj, i cili u eliminuar nga gara për Kryeprokuror.

Shkak për shtyrjen e procesit më datë 25 tetor ka qenë mungesa e një prej gjyqtarëve të çështjes.

Avokati Lulzim Alushaj u skualifikua nga KLP nga gara për kryeprokuror, pasi nuk plotësonte kushtin e pasjes 15 vjet përvojë pune si jurist. Alushaj e ankimoi vendimin për përjashtimin nga gara duke paditur Këshillin e Lartë të Prokurorisë në “Administrative.”

Vendimi për Alushajn po mban peng edhe procesin për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.

Kjo pasi deri në dhënien e një vendimi për të, procesi nuk mund të avancojë.

Përveç tij, kandidatë të tjerë për postin e kryeprokurorit janë prokurori i Krimeve të Rënda Olsjan Çela, prokurorja e Apelit të Tiranës Fatjona Memçaj, si dhe kryeprokurorja e përkohshme aktuale Arta Marku.