Skip to content

Arrestimi i Redjan Rrajas, flet deputeti socialist: Lajmin e mësova nga mediat, ai s’është nipi im por kushëri i tretë

Deputeti Rrahman Rraja ka reaguar pas arrestimit të Redjan Rrajas si i dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji.

Ai ka thënë se nuk ka lidhje të afërta me Redjan Rrajan dhe se lajmin e ka mësuar nga mediat.

“Nuk jam në dijeni të përfshirjes së Redjanit në antetat.

Redjani është më larg se kushëri i tretë për mua.

Gjyshi i Redjanit dhe babai im janë vëllezër për babë me nëna të ndryshme.

Unë nuk përkrah askënd. Kushdo që është përfshirë në aktivitet kriminal, duhet të japë llogari para ligjit.

Lajmin e mora vesh nga mediat, sepse vetë isha në një takim pune”, ka thënë deputeti Rraja për ABC News.