Deputeti Rrahman Rraja ka reaguar pas arrestimit të Redjan Rrajas si i dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji.

Ai ka thënë se nuk ka lidhje të afërta me Redjan Rrajan dhe se lajmin e ka mësuar nga mediat.

“Nuk jam në dijeni të përfshirjes së Redjanit në antetat.

Redjani është më larg se kushëri i tretë për mua.

Gjyshi i Redjanit dhe babai im janë vëllezër për babë me nëna të ndryshme.

Unë nuk përkrah askënd. Kushdo që është përfshirë në aktivitet kriminal, duhet të japë llogari para ligjit.

Lajmin e mora vesh nga mediat, sepse vetë isha në një takim pune”, ka thënë deputeti Rraja për ABC News.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re