Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka miratuar me 11 vota pro projekt-aktet për emërimin e 8 prokurorëve të SPAK.
Kreu i KLP, Gent Ibrahimi në fillim të mbledhjes është shprehur se vendimi i emërimit do hyjë në fuqi më 19 dhjetor dhe po në të njëjtën ditë do zvhillohet ceremonia e betimit të prokurorëve tek Presidenti.
Ndërkohë këtë të hënë është hapur edhe pozicioni i drejtuesit të SPAK, për një afat 15 ditor.
Komisioni i Posaçëm nisi sot një kërkesë për shprehje të interesit për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.
Tetë prokurorët që u votuan janë;
1-Altin Dumani, prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë
2-Arben Kraja, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
3-Behar Dibra, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
4-Edvin Kondilli, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
5-Elida Celami(Kaçkini), prokurore në Prokurorinë e Tiranës
6-Ened Nakuçi, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
7-Enkeleda Millonai, prokurore në Prokurorinë e Elbasanit
8-Klodian Braho, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
