Skip to content

Ngrihet SPAK, KLP miraton 8 prokurorët e parë

Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka miratuar me 11 vota pro projekt-aktet për emërimin e 8 prokurorëve të SPAK.

 

Kreu i KLP, Gent Ibrahimi  në fillim të mbledhjes është shprehur se vendimi i emërimit do hyjë në fuqi më 19 dhjetor dhe po në të njëjtën ditë do zvhillohet ceremonia e betimit të prokurorëve tek Presidenti.

 

Ndërkohë këtë të hënë është hapur edhe pozicioni i drejtuesit të SPAK, për një afat 15 ditor.

 

Komisioni i Posaçëm nisi sot një kërkesë për shprehje të interesit për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.

 

Tetë prokurorët që u votuan janë;

1-Altin Dumani, prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë

2-Arben Kraja, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

3-Behar Dibra, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

4-Edvin Kondilli, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

5-Elida Celami(Kaçkini), prokurore në Prokurorinë e Tiranës

6-Ened Nakuçi, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

7-Enkeleda Millonai, prokurore në Prokurorinë e Elbasanit

8-Klodian Braho, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda