Banesat që ndodhen pranë përroit të Zaranikës në Elbasan rrezikojnë të përmbyten. Ky përrua është fryrë këtë të diel për shkak të reshjeve të dendura të shiut, duke u shndërruar kështu në rrezik nga momenti në momenti për banorët që kanë shtëpitë e tyre aty pranë.
Sipas informacioneve, zyrat e Emergjencave Civile në Prefekturën e Elbasanit po e monitorojnë situatën me qëllim që të ndërhyjnë nga momenti në moment në rast rreziku për jetën.
Qyteti i Elbasanit, por jo vetëm, është “mbërthyer” nga moti i keq këtë të diel, ku reshjet kanë qenë të shumta dhe erërat të forta. Ky mot i keq ka shkaktuar edhe një trafik të rënduar në vend, ndërsa ka patur edhe pezullime të lundrimeve detare.