Këngëtarja Jonida Maliqi është një ndër personazhet më të komentuar kohet e fundit për shkak të lidhjes së saj me aktorin e humorit Romeo Veshaj, edhe pse ajo vetë nuk e pranoi.

Mbrëmjen e djeshme Jonida ishte e ftuar në emisionin “Shiko kush luan” ku u bë pjesë e lojërave të ndryshme dhe u pyet për jetën e saj private.

Në lojën “Ndaje ose haje” ajo u pyet nga moderatorët: “Si është e vërteta për këtë lidhjen e shumë përfolur? A je single a je me atë? Të vërtetën ose tortën.”

Jonida zgjodhi që të përgjigjej duke u treguar se tashmë është ajo single.






Previous articleHabiten fansat, Adele pëson ndryshim drastik pas ndarjes nga bashkëshorti

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko