Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur pyetjes së gazetares nëse kishte bërë pazar me Ramën për të arritur një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama që të pranohej kandidatura e Arben Shehut për të drejtuar KLSH-në në këmbim të pranimit nga ana e kreut të shtetit të ligjit për Eurobondin.

Meta tha se nuk ekziston një marrëveshje e tillë dhe se nuk preferon të flasë për thashetheme, duke shtuar se çdo gjë që ka qenë në përputhje me ligjin e ka dekretuar dhe ku ka parë shkelje e ka kthyer në Parlament për rishqyrtim.

“Nuk ekziston asnjë marrëveshje e tillë, dhe nuk kam ndërmend të merrem me thashetheme. U kthye eurobondi se mungonte qëndrimi i Bankës së Shqipërisë që ishte vendimtar dhe shumë i rëndësishëm. Besoj se i keni lexuar të gjitha arsyet pse kemi kthyer edhe ligjin e kriptomonedhës. Ju e dini, çdo gjë që nuk ka problem me ligjin nuk kthehet, ndryshe kthehet për shqyrtim. Jam i zhgënjyer padyshim për 3 kandidaturat e para sepse kanë qenë shumë përfaqësuese dhe dinjitoze”, tha Meta.

(F.GJ/FAXWEB.AL)e

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re