Shkodra është vatra më e re e infeksionit të COVID-19 në Shqipëri dhe ka shënuar trefishim të rasteve vetëm në ditët e fundit.

E pyetur në lidhje me këtë situate, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli theksoi se në Shkodër ka funksionuar sistemi i gjurmimit, por problemi është se atje nuk janë zbatuar rregullat e distancimit social.

“Rasti i Shkodrës është një rast tipit që tregon sa mirë ka funksionuar hetimi epidemiologjik.

Sepse menjëherë sapo rastet u konstatuan, u panë të gjithë të tjeët që kishin lidhje me familjen dhe ata që ishin pa simptoma. Rasti i Shkodrës tregoi sa i rëndësishëm është distancimi social”, deklaroi Rakacolli.

Ditën e sotme u raportua se numri i të infektuarve në qytetin verior ka shkuar në 48, pra 6 raste të reja në pak orë.

Mësohet se 2 prej personave të prekur janë familjarë të 86-vjeçares që ndërroi jetë si pasojë e Covid-19.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re