Peshon 22 ton, është 30 metra e gjatë dhe 5 metra e gjerë, “Por është e pamundur të shkaktojë dëme serioze”. Garancia vjen nga astrofizikani italian Xhanluka Masi. Ai ka arritur ta fotografojë raketën kineze, e cila në 29 prill dërgoi në orbitë modulin e parë të stacionit hapësinor Tianhe-1 dhe tani është në rënie të lirë drejt Tokës.

“Arrita të fotografoj pjesën qendrore të raketës. Në orët e ardhshme, do hyjë në atmosferë. Udhëton me një shpejtësi 18 mijë km në orê. Propabiliteti që diçka prej saj t’i mbijetojë impaktit me atmosferën është modest” – shpjegon Masi

Pra natyra korrigjon gabimet e njeriut? – “Në një farë mënyre, po, – përgjigjet astrofizikani, por ajo që po ndodh na thotë diçka të rëndësishme. Në hapësirë kemi depozituar tashmë një sasi të pabesueshme mbeturinash. Çështja është vërtet e rëndësishme. Shpresoj që ky rast të shërbejë për vetëdijësimin e publikut”.

Kur bie? Përgjigja është ende e pasigurtë për momentin llogaritë thonë se do prek Tokën të dielën, pra nga mesnata e 9 majit deri në 15.30 të kësaj dite. Ky është parashikimi i ASI, Agjensia Hapësinore Italiane.

Për shkencëtarët, rënia e pakontrolluar është projektuar që në fazën e ndërtimit të raketës. Marko Kastronuovo, eksperti i ASI thotë:

“Të ndërtosh një raketë kaq banalisht, kushton më pak. E kanë projektuar të tillë, që të bjerë në Tokë pa kontroll, që kur e kanë ndërtuar. Me këtë kanë ulur kostot, pra nuk kanë shpenzuar te pjesa e uljes së kontrolluar. Gjithsesi Kina nuk ka shkelur asnjë ligj, sepse nuk ekziston ende një ligj për këtë situatë”.

ESA, Agjensia Europiane Hapësinore thotë se hyrja në atmosferë e PRC CZ5B ose March Long 5B parashikohet mes orës 19.50 të së shtunës 8 maj dhe 5.15 të së dielës, 9 maj.

A mund të bjerë në territor italian, shqiptar apo në ujërat detare midis? Mbrojtja Civile Italiane nuk përjashton “mundësinë e ulët” që “një apo disa copa të bien brenda këtij territori pas shpërbërjes së saj në atmosferë”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re