Ish-kryeminsitri Sali Berisha, i pyetur se a do ta bënte vaksinën nëse do të zgjidhjej si personalitet.

Ish-kryeministri tha në mënyrë absolute jo.

Berisha theksoi se në radhë të prë duhet të vaksinohen mjekët, gazetarët, policët dhe më pas të gjitha grupmoshat e tjera.

“Është një tragjikomedi e turpshme kjo që ndodh me vaksinën. Çfarë bëri Rama ai lidhi kontratëtn me Pfizer për një sasi të vogël, dhe ditën që ndodhi skandali i Nusretit tërhoqi 900 doza dhe Pfizer desh grisi kontratën.

Rama mori 900 doza, po çfarë bëri me këtë, ai dënoi me vdekje një mjek.

Pa asnjë diskutim vaksinën duhet ta bëjnë, mjekë, infermierë, sanitarë dhe punonjë stë tjerë të shëndetësisë.

Pa diskutim pas tyre janë mediat, mësuesit dhe policët.

Sali Berisha do ta bëjë kur të fillojë grupmosha e 76-vjeçarëve dhe të vijë dita e 15 tetorit, ky është rregulli”, shprehet Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko