Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se s’do e bënte asnjëherë ndërmjetësin mes Kosovës dhe Serbisë, pasi sipas tij është në konflikt interesi.

Në një konferencë për shtyp, Rama theksoi se “pavarësisht se për disa jam vëllai i Vuçiçit, edhe ky i fundit e di që jam në konflikt të hapur interesi dhe s’bëj dot ndërmjetësim”.

“Keni bërë tentativa për të ndërmjetësuar midis Kosovës dhe Serbisë, a jeni gati të bëni ndërmjetësin duke shfrytëzuar edhe Samitin e Berlinit?”, u pyet kryeministri nga gazetarët.

“Jo asnjëherë, kam konflikt interesi, nuk mund të bëj ndërmjetësimin mes Kosovës dhe Serbisë, unë jam në konflikt të hapur interesi, pavarësisht se për disa jam vëllai i Vuçiçit, edhe ky i fundit e di që jam në konflikt të hapur interesi dhe s’bëj dot ndërmjetësim”, u përgjigj Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re