Presidenti ilir Meta nuk i ka shpëtuar pyetjes së gazetarëve nëse do e dekretojë apo jo, kryeministrin Edi Rama, në postin e Ministrit të Jashtëm.

Kushtetuta është e para” –është përgjigjur Meta para gazetarëve, duke mos dashur të bëjë më shumë komente mbi këtë çështjen.

Ndërkohë afatit të caktuar nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, Meta iu përgjigj po me pyetje.

Parlamenti pritet të mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme për të votuar përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, ndërsa me interes pritet vendimi i Presidentit, Ilir Meta për Ministrinë e Jashtme, të cilit i është kërkuar të shprehet me dekret për shkarkimin e ministrit aktual Ditmir Bushati dhe emërimin në këtë post të kryeministrit Rama. Sipas afatit kushtetues, 7 ditor, kreu i shtetit ka afat deri ditën e hënë, 21 janar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re