Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka përjashtuar mundësinë që nëse ndaj tij caktohet masa e arrestit, ta zbatojë vendimin e gjykatës në ambientet e selisë blu.

I pyetur nga gazetarët nëse është në opsionet e tij që ta kryejë masës së sigurisë “arrest shtëpie” në selinë e PD-së, ish-kryeministri nuk e përjashtoi si mundësi, duke u shprehur se do e konsultojë me avokatin.

“Konsultë me avoketërit. Futeni në folderin konsultë me avokatin”, u shpreh Sali Berisha, ndërsa në konferencë shpërthyen të qeshurat.

Ndërkohë u shpreh se ende nuk është konsultuar me avokatët nëse do ta respektojë vendimin e SPAK për caktimin e masës së sigurisë së arrestit ndaj tij, nëse Kuvendi voton për t’i hequr imunitetin.

“Nesër Shqipëria, ose me këtë, renditet me vendet që arrestojnë liderin e opozitës. Nuk kanë hequr dorë ata nga drejtimi i opozitës, përkundrazi po e drejtojnë dhe fuqishëm. Të gjithë ata aty ku janë. Dhe unë do e drejtoj me vendosmëri drejt fitores këtë opozitë.

Unë kam besim të plotë se ky narkoregjim, kjo diktaturë e bazuar në vjedhjen, krimin, drogën dhe interesat mafioze, nuk do mund të prevalojë kurrë”, ka deklaruar ish-kryeministri.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re