Në konferencën për shtyp,  Ilir Meta u pyet këtë të mërkurë nëse do ta njohë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nëse kjo e fundit vendos të pranojë kërkesën e Kuvendit për ta shkarkuar. 

Pyetje: Ju u shprehët që procedura e Kuvendit për shkarkimin tuaj ka qenë e parregullt, po ashtu keni kërkuar tërheqjen e trupës së GJK… Nëse kjo e fundit vendos pro shkarkimin tuaj, a do ta njihni këtë vendim?

“Ju thoni nëse 24 Korriku është sot? Unë do të doja të ishte që dje. Nuk do të ketë asnjë bravë shtesë në institucionin e Presidentit, nuk do të blindohet asnjë gjë. 24 Korrik ju kam premtuar do bëjmë një festë të gjithë së bashku dhe pastaj aty është populli i 2 Marsit, është shtuar shumë gjatë kësaj kohe sidomos me këto falsifikimet e fundit është shumë i irrituar. Por ne duhet të ruajmë vetëpërmbajtjen e cila është relative dhe dinamike sepse nuk varet vetëm nga presidenti, kur palët sillet normalisht, presidenti sillet si danez”, deklaroi Meta.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re