Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nuk do ta votojnë rezolutën e PS-së për dënimin e sulmit të grupit në veri të Kosovës.

Berisha, në një deklaratë për mediat, theksoi se kanë grupi parlamentar i PD-së ka hartuar rezolutën e tyre, e cila sipas tij, është në përputhje të plotë me qëndrimet e parlamentit të Kosovës, me qëndrimet e miqve të Kosovës.

“Urojmë dhe shpresojmë që të mos mbeten skllevër të Vuçiç. Se ju e keni vënë re që emri i Vuçiç nuk është përmendur ndonjëherë nga Edi Rama, vetëm tha kur më thonë kosovarët, vëlla i Vuçiçit, herë tjetër ai nuk e përmend atë. Pavarësisht kësaj, uroj të votohet rezoluta jonë, ose të gjejmë një mirëkuptim të një rezolute të përbashkët”, u shpreh ish-kryeministri.

Teksa komentoi përjashtimin e 8 deputetëve opozitarë për 10 ditë nga Kuvendi, Berisha tha se ky vendim i Komisionit të Etikës është absurd dhe në shkelje flagrante të rregullores.

Sali Berisha: “Absurde, të pabazuar, tërësisht në shkelje flagrante të rregullores, të përjashtimit të disa deputetëve nga Edi Rama, sepse ua kam thënë dhe ua them prap, ky është Linda e Parlamentit, është një automat që merr udhëzime vetëm nga Edi Rama.

Pa i paralajmëruar asnjëherë, pa asnjë masë paraprake, direkt përjashtimin, tregon edhe njëherë qëndrimin armiqësor të Edi Ramës ndaj opozitës.

U diskutua gjerësisht kjo situatë, në të cilën opozita konstaton se qeveria bën gjithçka për të shtypur çdo të drejtë të opozitës. U diskutua për rezolutën, mbi zhvillimet në Kosovë, një tekst shumë i mirë i përgatitur. Deri të dhënat se mazhoranca nuk pajtohet me problemin se duhet dënuar Serbia për atë që ndodhi në Kosovë, por nëse kjo klauzolë nuk pranohet, atëherë ky parlament mund të quhet fare mirë, parlamenti i Bjellorusisë, apo i një republike vasale të Rusisë. Kjo nuk mund të ndodhë.

Jo të lutem, ne kemi rezolutën tonë. Ne kërkojmë të votohet rezoluta jonë, do të ua paraqesim shqiptarëve. Rezoluta që paraqet grupi parlamentar i PD-së, është një rezolutë absolutisht në përputhje të plotë me qëndrimet e parlamentit të Kosovës, me qëndrimet e miqve të Kosovës. Është një rezolutë shumë mirë e studiuar.

Urojmë dhe shpresojmë që të mos mbeten skllevër të Vuçiç. Se ju e keni vënë re që emri i Vuçiç nuk është përmendur ndonjëherë nga Edi Rama, vetëm tha kur më thonë kosovarët, vëlla i Vuçiçit, herë tjetër ai nuk e përmend atë. Pavarësisht kësaj, uroj të votohet rezoluta jonë, ose të gjejmë një mirëkuptim të një rezolute të përbashkët.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re