Presidenti Ilir Meta ka mbajtur konferencën e përjavshme me mediat. Kreu i Shtetit u pyet edhe zgjedhjet, nëse do të vendosë një datë të përbashkët për zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale.

“Pyetja është interesante, përgjigja është e qartë, Presidenti do të veprojë në raport me kushtetutën dhe jo si do të donte të vepronte me logjikën normale.

Po të ishte për mua, edhe zgjedhjet e përgjithshme dhe ato vendore duhet të ishin mbajtur dje, por unë do të jem i vëmendshëm në respektimin e Kushtetutës”, deklaroi Meta.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re