Kryetarja e partisë  Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli ka thënë se mandatet që do të marrë nga zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, do të shkojnë në mbështetje të së djathtës për të rrëzuar Edi Ramën, por jo në favor të Partisë Demokratike.

Nëpërmjet një lidhje direkt në “Skype” me emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, Topalli theksoi edhe njëherë se do të dalë kundër 3 kryetarëve të partive të mëdha të vendit, dhe shton se vendi po kalon një krizë, politike dhe ekonomike. Në fjalën e saj, Topalli shtoi se nuk është një frymë e re në politikë por është një alternativë ndryshe që përbëhet nga persona të pa korruptuar.

“Votat e elektoratit të djathtë do i kthehen të djathtës, duke iu shtuar mandateve të partisë tjetër, duke hyrë në një proces të ri për një kryeministër të pa korruptuar.  Sepse ka një ndryshim shumë të madh mes lidershipit që mban emrin e PD dhe mënyrës, parimeve, vlerave që unë besoj. Prandaj ju thashë mandatet që do të marri “Lëvizja për ndryshim” do i bashkohen mandateve të së djathtës, për të krijuar një qeveri të së djathtës për të rrëzuar Edi Ramën, por bashkë me të me largu edhe dy kryetarët e tjerë të partive që janë faktorë kryesorë me të cilët herë pas here ka qeverisur Edi Rama dhe që kanë po aq përgjegjësi që e kanë mbajt Edi Ramën 8 vite në pushtet. Unë e kuptoj që ka nga ata që nuk dëshirojnë që të marrim mandate.

Unë jam optimiste sepse ne po përjetojmë një situatë krize, politike dhe ekonomike. Unë po flas për Lëvizjen për ndryshim, që në emrin e saj ka 2 fjalë kyçe, Lëvizje dhe ndryshim. Ai ndryshim i kushtetutës në 2008 nuk çonte në vrasjen e demokracisë. I jepte fuqi më të mëdhaja kryetarit të Partisë, por jo që t’i shkilte të gjithë të drejtat. Ka një përqindje shumë të madhe të qytetarëve që ndihen të tradhëtuar nga Edi Rama.

Unë nuk jam frymë e re, unë jam ndryshe. Nuk jam e korruptuar. Unë nuk kam marrë pjesë në tendera, nuk kam marrë vila. Kam qënë kryetare e Parlamentit dhe si e tillë kam pasur një kompetencë për të moderuar deputët brenda asaj salle. Është imperative në këtë moment për të marrë vendime të forta kundër korrupsionit, për të menaxhuar taksat e shqiptarëve dhe për të pasur një drejtësi më sociale. Atyre i mungon një alternativë. Ne jo vetëm ju japim një alternativë ku shtetin po e lënë shumë qytetarë, buxheti po boshatiset,” tha Topalli.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re