Kreu i PD-së, Sali Berisha ishte sot në Prokurorinë e Posaçme në vijim të zbatimit të masës detyrim paraqitje lidhur me hetimet për dosjen “Partizani”.

Berisha pas daljes nga SPAK, foli për qytetarët dhe gazetarët e mbledhur para derës së Prokurorisë.

I pyetur nëse PD do arrijë të sigurojë votat e të burgosurve, Berisha thekson se gjendja e të paraburgosurve në vend është katastrofale, teksa premtoi se me PD-në në pushtet ata do shpërblehen me rrogat e qeveritarëve, teksa e kishte dhe për ata që janë pa akuzë.

Berisha: Materialet kam plot, por sot ndodhi ajo që ndodhi. Siç e dini çështja e inceneratorëve shkoi për 5 para në gjykatë. Akt i turpshëm ku humbja e 130 mln euro sikur të kishin humbur 10 mijë euro, sikur të kishin vjedhur një kotec pulash.

Mesazhi im është ky Shqipëria është njolla e zezë e turpit në Europë dhe nga më të zezat në botë. Mban në burgje 68% të të gjithëve popullatës së burgjeve është në paraburgim, nuk ka dëshmi madhore torture se sa kjo. Në këtë vend ka pushuar prezumimi i pafajësisë. Garantoj se ato ditë burgu pa meritë do shpërblehen me rrogat e qeveritarëve që i kanë mbajtur. Në KiE bëra një takim me Komitetit Anti torture, për dy çështje, tortura ish -presidentit në publik, dhe tortura që i bëjnë 67% e të burgosurve që janë në paraburgim, 1/3 e tyre pa akuzë. Gjendje katastrofale. Komiteti i anti torturës është serioz.

Se për kë do votojnë të dënuarit e dinë vetë, por ne themi të votosh për xhelatin tënd është problem.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko