Të heqësh dorë totalisht nga një grup lëndësh ushqyese nuk është kurrë një ide e mirë. Pavaresisht se shumica e dietave bashkëkohore të pasura me karbohidrate janë të përpunuara dhe me sasi të larta sheqernash e amidoni, shumë ushqime të tjera me përmbajtje karbohidratesh janë të rëndësishme për shëndetin duke qenë se kanë fibra dhe fitokimikate. Gjithashtu, edhe të heqësh dorë totalisht nga yndyrnat nuk është një strategji e frytshme.

E mira është mbajtja e një regjimi ushqimor mesdhetar, që përfshin fruta, perime, arrore, drithëra të plota, bishtajor dhe yndyrna me bazë bimore; sasi të moderuara të peshkut dhe bulmetit; herë pas here ndonjë mish të papërpunuar dhe sasi të ulëta të ushqimeve të përpunuara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re