Ministrja e Kulturës, Elva Margariti:

Sot kemi kaluar ligjin për të drejtën e autorit, ka qenë një kërkesë e BE, kemi arritur të sjellim përmes këtyre ndryshimeve, ato kapituj që lidhen me veprat pa autor, ndërkohë që kemi zhvilluar shumë konsultime publike, kemi arritur në konkluzione në pikat që kanë nevojë për ndryshime në ligj.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja:

Sot lidhëm një marrëveshje me Britaninë dhe Irlandën për tranferimin e të dënuarve. Kjo marrëveshje thjeshton këto procedurat dhe eleminon diferencat që ka mes dy autoriteteve gjyqësore. Më lejoni të ndaloj shkurtimisht, ka patur spekulime sikur kjo marrëveshje përfshin tranferimin e refugjatëve që aktualisht janë atje drejt vendit tonë. Ky është një spekulim I pastër mediatik. Marrëveshja ka të bëjë vetëm më cështjet penale dhe nuk ka të bëjë fare me kampin e refugjatëve. Shqipëria nuk ka patur dhe nuk do ketë bisedime me asnjë shtet për strehimin e emigrantëve të cilët nuk kanë probleme në vendet ku aktualisht ndodhen.

Ka një kërkesë nga SPAK për mandat të përjetshëm, cfarë mendoni?

Po është e vërtetë kjo kërkesë, ata kanë kërkuar që mandati i tyre të shtyhet e të jetë më I gjatë I pakufizuar. Ne jemi në diskutime, por në bindjen time, kjo gjë është e përcaktuar në Kushtetutë dhe nëse do merrej një vendim i tillë, duhet të ndërhyhet në kushtetutë. Megjithatë kjo është cështje që pret dhe jemi të hapur për diskutime.

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca

Sot kemi marrë vendim për të shtyrë fondin prej 5.70 milionë eurosh.Komponenti i parë ka të bëjë me një paketë prej 3 milionë eurosh që do të rrisë aksesin e fermerëve shqiptarë në teknologji dhe pjesa e tjetër ka të bëjë me aksesin në financime për aktivitetet e tyre të cilat janë afektuar nga situata pandemike. Është një mbështetje që do të fillojë që në fundin e këtij viti.

Ju keni njoftuar investime, por prej ditësh, fermerët kanë dalë në protestë me 6 kërkesa. A ka dialog me ta?

Unë jam në dialog të vazhdueshëm me ta, kam qenë në Lushnjë para protestave. Dialogu nuk ka munguar asnjëherë, ata kanë pretendime për pakertën fiksale të cilat janë të përcaktuara në buxhetin e vitit 2022. Nuk jemi në kahe të kundërta të barrikadës. Jemi në një drejtim për të pasur një bujqësi sa më të zhvilluar. Nuk ka nevojë të flasim nëpërmjet mediave, por flasim përballë.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka:

Pjesë e mbledhjes së qeverisë ishte firmosja e marrëveshjes financiare që kap vlerën e 1 milionë eurove të cilat janë grante të BE, me bashkëfinancimin e të Kosovës dhe Shqipërisë, kap vlerën 1.2 milionë euro. Bëhet fjalë për bashkitë e Lezhës dhe Kukës të cilat nëpërmjet investimeve do të përfitojnë investime në fusha të ndryshme, duke nxitur bashkëpunimin mes dy vendeve tona. Puna e ministrisë për Europën do fokusohe në mbështetjen e të gjithë shqiptarëve në zbatimin sa më të suksesshëm të këtyre projekteve.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale:

Kemi miratuar 2 plane veprimi, një plan për komunitetin rom dhe egjiptian I hartuar me aktorët e shoqërisë civile ku integrohen përpjekjet e instituciineve për të rritur aksesin në shërbime të komunitetit rom dhe egjiptian.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re